Tastiera Plisi D

Parahedhja «Plisi D» për tastierën shqipe mundëson dy zgjedhje.  Përvijimi Plisi D1 asht i thjeshtë dhe kufizohet vetëm në nevojat ma themelore të gjuhës shqipe. Plisi D2 përmban mbi njiqind karaktere shtesë që mund të shërbejnë për ta shkrue gati secilën gjuhë që e përdor alfabetin latin.

Plisi D synon me vendosë nji standard të ri mbarëkombtar, që i zgjidh të metat e tastaturave të maparshme shqiptare, tue pasë parasysh nevojat dhe parapëlqimet e përdoruesve si dhe gjendjen në treg.  Plisi asht emni i websajtit.  Germa D asht për Dardaninë.

Versioni: 
2014-02-06-Beta

Përvijimi Plisi D1

Plisi D1 

Përvijimi Plisi D2

Plisi D2 

Shih Doracakun e plotë për udhzime dhe hollsi tjera rreth programit komputorik dhe përvijimeve të tastierës.

Video: 
Vërejtje: 

Përvijimet mund të përdoren në tastierën fizike amerikane (US Keyboard) dhe në tastierën fizike të standardit ndërkombtar (ISO). Plisi D1 dhe Plisi D2 mbështeten në radhitjen softwerike të përvijimit amerikan (US Layout) me përshtatje shtesë nga standardi shqiptar dhe standardi gjerman (T2).

Programet për përvijimet Plisi D1 dhe Plisi D2 ndodhen në fazën provuese, versionin beta.  Kjo domethanë se programet përgjithësisht kryejnë punën që pritet prej tyne, por mund të përmbajnë gabime.  Deri në përgaditjen dhe lëshimin e nji versioni stabil, presim edhe ndihmën e verejtjet e atyne që e kanë provue versionin beta.

Përvijimet e tastierës mund të mos funksionojnë mirë nëse nuk e ke tastierën fizike të modelit amerikan (US Keyboard) ose në përputhje me standardin ndërkombtar (ISO).  Për çdo pyetje a vërejtje, shkruana postel n' info@plisi.al.

Autor: 
Botue: 
2014-02-01
Përditsue: 
2014-02-06