Home LAJME Aksident tragjik, ndërron jetë 54-vjeçari

Aksident tragjik, ndërron jetë 54-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Halilaj të Lushnjes.

Një motorr është përplasur me një makinë që drejtohej nga shtetasi F.K., 43 vjeç, banues në Halilaj, dhe sii pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit.

Viktima është shtetasi me iniciale V.B., 54 vjeç, banues në fshatin Vërri.

Sakaq shoferi i makinës është dërguar për mjekim në Spitalin e Lushnjes pas dëmtimeve të marra, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.