Home RAJONI & BOTA Alarm për sulm terrorist, gruaja kërcënon se do të hedhë veten në...

Alarm për sulm terrorist, gruaja kërcënon se do të hedhë veten në erë

Alarm për një tjetër sulm terrorist vuri në lëvizje pasditen e sotme Policinë në Francë. Një grua e paidentifikuar kërcënoi se do të hidhej në erë në një stacion të Lyonit, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Një operacion policor është duke u zhvilluar në stacionin hekurudhor Part-Dieu në Lyon, Francë, njoftoi policia lokale, duke shtuar se një person ishte arrestuar dhe se stacioni ishte evakuuar. Policia sqaroi se një ekip i asgjësimit të bombave ishte i pranishëm në ambientet, dhe një kordon sigurie u vendos në zonë.

Ngjarja vjen disa ditë pas vrasjes së një mësuesi francez të historisë në një periferi të Parisit, nga një xhihadist.