Ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e jep vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kurti lajmëron se në dy javët në vijim do t’i nënshtrohet karantinimit në banesë.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim. Gjithë të mirat, Albini”