Gazetari Arian Çani tha se ka lajme që qarkullojnë në media ku thonë se Dendias është me origjinë nga Shqipëria, madje sipas banorët e zonës thonë se ai është kushëri me kryeministrin Edi Rama.
“Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është më origjinë nga Shqipëria, nga fshati Vunoi dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede. Madje mund të jenë kushërinj me Ramën dhe po të pyesësh banorët e zonës e thonë këtë gjë, pasi Rama e ka origjinën nga mamaja nga fshati Vuno. Rama flet edhe greqisht por zemra i rreh nga Turqia. Mes qytetarëve dhe barbarëve Rama do zgjedh barbarët. Ky është një parashikim i imi”– tha Çani në “Open”.
Lajmin për origjinën e Dendias e konfirmoi edhe gazetari Aleksanër Marku i cili tha se këto lajme qarkullojnë edhe në mediat greke.