Home DITARI POLITIK Balluku sqaron debatin për ‘varësen 10 mijë euro’: S’do të jem ndonjëher...

Balluku sqaron debatin për ‘varësen 10 mijë euro’: S’do të jem ndonjëher e pasur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar debatin mbi ‘varësen 10 mijë euro’, i përfolur në disa media një muaj më parë, pas një postimi të ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetet sociale.

Duke folur në “Ilva Now”, Balluku thotë se nuk është ministrja më e pasur, ndërsa shtoi se buxheti i dikasterit që ajo drejton për vitin 2021 do të jetë 49 miliardë lekë.

Etiketimit nga gazetarja Ilva Tare si “ministrja më e pasur”, duke iu referuar faktit se është dikasteri që ka marrë pjesën e “luanit” nga buxheti i shtetit për vitin ardhshëm, Balluku iu përgjigj duke thënë se personalish nuk është “e pasur”.

Mendoj se kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë”, tha ministrja.