Home DITARI POLITIK Basha thirrje SPAK-ut: Hetoni vjedhjet, ose hapni krahun

Basha thirrje SPAK-ut: Hetoni vjedhjet, ose hapni krahun

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet ndaj aferës së inceneratorëve si dhe ndaj vjedhjeve të mëdha që po bëhen në kohë pandemie.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha deklaroi se sot është koha që ata që paguhen me taksat e shqiptarëve të nisin hetimet ndaj hajdutëve, në të kundërt të hapin krahun.

Jemi në humnerë. Çdo jetë e humbur e ngarkon me përgjegjësi penale Edi Ramën. Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigja, do ta kisha bërë sot. Por instrumenti i vetëm që kemi për ta rrëzuar Edi Ramën nga karrigja është 25 prilli. Sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë kur armiku i tij është vetë kryeministri. I bëj thirrje prokurorisë të hapë hetimet për abuzimet e të babëziturve që po pasurohen mbi fatkeqësinë. Një drejtësi me ndërgjegjen minimale nuk nevojë për faktet e mia që të nisë hetimet. SPAK të bëjë detyrën ose të hapë krahun’, tha Basha.