Home KRYESORE Bllokohet ish-sheshi “Shqiponja”, në cilat rrugë mund të hyni në Tiranë për...

Bllokohet ish-sheshi “Shqiponja”, në cilat rrugë mund të hyni në Tiranë për 4 muajt e ardhshëm

Duke nisur që nga dita e sotme dhe deri në muajin janar, rrethrrotullimi tek ish-sheshi “Shqiponja” do të jetë i “ndaluar” për të gjthë për shkak të punimeve që po kryhen.

Duke marrë parasysh që një prej rrugëve “jetike” për të hyrë dhe dalë në Tiranë, Autoriteti Shqiptar Rrugor dhe Policia e Shtetit kanë vendosur bordura bllokuese për aksin dalës nga kryqëzimi i Astirit në drejtim të Laprakës.

Megjithatë do të jetë funksional aksi hyrës me dy sense, i cili do të përdoret provizorisht për të hyrë në kryeqytet. Megjithatë një tjetër mundësi për të hyrë në Tiranë, do të jetë edhe “Rruga e Ndroqit”.

Ndërsa për të gjithë mjetet që do të dalin nga Tirana, do të duhet që të devijojnë për të dalë në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Për sa kohë që sheshi do të jetë i bllokuar për të punuar, do të jetë Policia Rrugore ajo që do të menaxhojë gjithë fluksin dhe orientimin e qytetarëve.