Home LAJME Brataj shpjegon rëndësinë e maskës: Sa spërkla nxjerrim kur teshtijmë dhe bisedojmë

Brataj shpjegon rëndësinë e maskës: Sa spërkla nxjerrim kur teshtijmë dhe bisedojmë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur së fundmi për rritjen e rasteve të reja me COVID-19 dhe rëndësinë e mbajtjes së maskave

Brataj është shprehur se gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kurse kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla, gjë që mund të parandalohet nëse përdorim maskë.

Më tej ai ka komentuar se maska nuk ka lindur për viruset por ka lindur për mikrobet, teksa ne nuk ndalojmë virusin, mund të ndalojmë spërklat.

“Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla. Nëse virusi e ka 0-3 dimensonin, spërkla e ka 5-10 mikron.

Filtrat janë bërë deri në 5 mikron, spërkla është më e madhe dhe detyrimisht ndalon tek maska. Një spërkël mund të ketë 70 deri në 100 viruse brenda, pra koncepti i parandalimit është që ndalohen spërkla, pasi ne kur flasim nuk nxjerrim vetëm ajër. Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment.

Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska. Kur vihet maska, si koncept brenda dhe jashtë ka këtë qëllim. Nuk po themi që jemi 100% të mbrojtur. Karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina”, sqaroi Brataj në Abc News.