Home DITARI POLITIK Dhjetë pyetje publike për “nismëtarët” e Sh’Thurjes

Dhjetë pyetje publike për “nismëtarët” e Sh’Thurjes

Dhjetë pyetje publike për “nismëtarët” e Sh’Thurjes:

1 – Nga kush financohet partia “Nisma Thurje” dhe sa ka kushtuar studioja me ekrane gjigande ku dhatë show-n e mbrëmshëm?

2 – Partinë e ngritët mbi luftimin e kryetarokracisë. Pse doli që ditën e parë Endrit Shabani dhe tha jam drejtuesi? Mbi ç’bazë u përzgjodh ky drejtues?

Endrit Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma” gjatë fjalimit në prezantimin e partisë

3 – Nga kush i ka marrë Endrit Shabani bursat për shkollim dhe sa prej tyre ka marrë nga Soros? (e ka pranuar vetë që ka marrë bursa nga Soros)

4 – A ka qenë Endrit Shabani pjesë e Mjaftit? (Fotoja e mëposhtme hedhin dyshime të forta)

5 – Endrit Shabani i paguan vetë apo ja paguan dikush sponsorizimet për rrjetet sociale?

6 – A ka qenë Rudina Hajdari drejtuese e projektit “Shkolla e Integrimit Europian” të financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur e Xhorxh Sorosit?

7 – Nga kush i ka marrë bursat Rudina Hajdari për shkollimin në ShBA?

8 – Po kur të dilni për fushatë elektorale fjalimet prap në ekrane gjigande do t’i lexoni siç i lexuat dje?

Me vijë të kuqe i rrethuar fjalimi që po lexonte Rudina Hajdari gjatë prezantimit të partisë

9 – Po sistemin proporcional kombëtar e doni për t’u bërë deputet nga rrjetet sociale se nuk fitoni dot aq vota në një zonë zgjedhore ?? Cilat janë arsyet që doni këtë sistem?

10 – A e ka pyetur Rudina Hajdarin dhe të ëmën si shtetsa shqiptare që është “A ndihet dhe ajo e vjedhur?” ?