Home RAJONI & BOTA Doli vullnetar, humb jetën pacienti që bëri vaksinën anti-Covid

Doli vullnetar, humb jetën pacienti që bëri vaksinën anti-Covid

Neal Browning receives a shot in the first-stage safety study clinical trial of a potential vaccine for COVID-19, the disease caused by the new coronavirus, Monday, March 16, 2020, at the Kaiser Permanente Washington Health Research Institute in Seattle. Browning is the second patient to receive the shot in the study. (AP Photo/Ted S. Warren)

Ka ndërruar jetë një prej vullnetarëve që iu nënshtrua vaksinës kundër COVID-19 që po zhvillohet nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca, bashkë me Universitetin e Oksfordit.

Lajmi u bë i ditur nga Universiteti Federal i Sao Paulo në Brazil, ndërkohë që vullnetari kishte kombësi braziliane.

Prova klinike e fazës 3 të vaksinës u la në pritje në fillim të shtatorit pasi një pjesëmarrës në studim në Mbretërinë e Bashkuar pësoi një dëmtim të palcës kurrizore. Testet kanë rinisur së fundmi në Britani dhe Brazil, megjithëse ato qëndrojnë ende në pritje në ShBA.