Home LAJME “E pushtuar nga xhindet”/ Gjendet pas një jave 26-vjeçarja shqiptare

“E pushtuar nga xhindet”/ Gjendet pas një jave 26-vjeçarja shqiptare

Është gjetur Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skënderaj në Kosovë, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori.

Lajmin për gjetjen e 26-vjeçares, e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka reagar në rrjetet sociale.

Ai ka  shkruar në Facebook, se tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.

“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.

Zhdukjen e saj e lajmëroi familja e cila këkroi ndihmë nga instancat shtetërore.

Familjarët e Egzonës kanë pohuar se ajo ka dalë nga shtëpia e saj më datën 16 tetor rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe që atëherë nuk dihej asgjë për fatin e saj. Të njëjtit deklaruan se vajza është e pushtuar nga ‘xhindët’ (Djalli) në termin fetar.