Home DITARI POLITIK Fidel Ylli kundra Ramës: Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha, të...

Fidel Ylli kundra Ramës: Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha, të hapen për futbollin

Para dy vitesh, qeveria aktuale pati vendosur për mbylljen e pikave të basteve në vendin tonë.

E tani që futbolli ka ngritur zërin ndaj qeverisë, duke i kërkuar vëmendje dhe miratimin e një pakete ligjore që do të jetë në ndihmë të sportit, deputeti socialist Fidel Ylli deklaron se do të duhet që të hapen pikat e basteve që të mund të sigurojnë edhe një fond të rëndësishëm të ardhurash për sportin.

“Pse një shtet i ri si Kosova ka një buxhet 11 milionë euro për sportin dhe ne e kemi 900 mijë euro? Kjo tregon që qeveria duhet të jetë më e vëmendshme, edhe pse ka filluar të jetë. Pse jo, të krijojë një ministri në vete. Të vërë dikë në krye, t’i japë një buxhet dhe t’i hapë edhe bastet sportive që po luhen nën dorë.

Këto nuk i mbylli as Enver Hoxha. Ishin bërë si kërpudha, por duhen rregulluar sepse janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Merr edhe qeveria para prej tyre, jo vetëm futbolli. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nga qeveria, nuk do të duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Bastet ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali, Gjermani, Angli dhe kudo”, deklaroi Fidel Ylli për A2.