Home DITARI POLITIK FOTO/ Identifikohet truproja i Lindita Nikollës që kërcënoi me armë protestuesit

FOTO/ Identifikohet truproja i Lindita Nikollës që kërcënoi me armë protestuesit

Euglen Benga, nën-oficer i Gardës së Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, mësohet se është personi që ka kërcënuar pasditen e sotme me armë zjarri banorët e Paskuqanit.

Qytetarët po protestonin kundër shembjes së shtëpive, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe kur ndodhi incidenti.

Efektivi i Gardës ka tentuar të kalojë përmes turmës së protestuesve me automjetin e tij me targa AA 270 ZK, por ka hasur në rezistencën e banorëve.

Në këtë moment ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar banorët që t’i hapin rrugën.

Sakaq, forcat e policisë të pranishme në vendin e ngjarjes nuk kanë ndërhyrë. Nga raportimet e para lidhur me ngjarjen u raportua se civili mund të ishte një efektiv policie, për vetë faktin se nga uniformat blu të pranishme në vendin e ngjarjes nuk pati asnjë reagim. Por ai ka rezultuar jo thjesht një efektiv i Gardës, por truprojë e Kryeparlamentares, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen.