Home DITARI POLITIK Gazetari: Pas denoncimit, Tabaku përfitoi apartament në plazh nga firma që po...

Gazetari: Pas denoncimit, Tabaku përfitoi apartament në plazh nga firma që po ndërton “Sami Frashërin”

Gazetari Bledi Mane ka bërë një denoncim të fortë për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Mane tha se firma që po ndërton gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet u detyrua t’i jepte Tabakut një apartament në plazh, pasi kjo e fundit e denoncoi në media.

Gazetari shtoi më tej se bizneset në Shqipëri përjetojnë terror, pasi duhet t’iu paguajnë ryshfet dhe administratës dhe politikës dhe medias.

 

“Unë dje nga media e kam lexuar që Jorida Tabaku sulmonte një firmë ndërtimi që ndërton gjimnazin “Sami Frashëri” dhe u detyrua firma i dha një apartament në plazh, që t’i referohemi medias. Raste të tilla ka pafund që e shqetësojnë biznesin dhe fatmirësisht, disa nga kompanitë më të mëdha, që janë këmbëza të forta të ekonomisë nuk zhvendosin kapitalet në vendet e tyre dhe uroj të mos ndodhi një gjë e tillë. Klima e biznesit, ne e dimë të gjithë, çfarë horrorri dhe çfarë terrorri. Pra, biznesi sot duhet të paguajë ryshfet dhe gjoba, jo vetëm në administratë, tashmë dhe politikës dhe medias dhe ndonjëherë them sa të fortë qenkan këto biznese që vazhdojnë të kryejnë veprimtari në Shqipëri.” tha Mane në emisionin Zona Zero në Top News.