Home DITARI POLITIK Gjuzi tregon gjobën: S’e njoh vendimin, nuk do ta mbaj maskën në...

Gjuzi tregon gjobën: S’e njoh vendimin, nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura

Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar në Kuvend se nuk do e respektojë masën anti-COVID për mbajtjen e maskës në ambientet jashtë.

Teksa tregon gjobën e vendosur nga autoritetet, Gjuzi thotë se nuk e njeh Aktin Normativ dhe se do të vijojë ta mbajë maskën vetëm në ambientet e mbyllura.

Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë. Maska sipas mjekëve të akademisë konservatore, në ambiente të hapura nuk këshillohet. Ju deklaroj se nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, të mbyllura po” tha Gjuzi në Kuvend.