Home KRYESORE Greqia shtyn masat bllokuese me Shqipërinë për shkak të pandemisë (DATA)

Greqia shtyn masat bllokuese me Shqipërinë për shkak të pandemisë (DATA)

Greqia ka vendosur që të mos e hapë kufirin me Shqipërinë. Mësohet se vendi fqinj ka shtyrë përsëri masat bllokuese me Shqipërinë deri në datë 8 nëntor.

Nuk mund të lëvizë asnjë qytetar shqiptar për arsye turistike apo për vizita familjare, mund të lëvizin vetëm rezidentët që janë me letra atje, shtetasit që kanë një kontratë pune në shtetin grek, personat për arsye shëndetësore apo studimore me rekomandimet përkatëse.

COVID-19 në Greqi vijon të përhapet me shpejtësi. Qeveria ka marrë disa masa kufizuese dhe ka hyrë në fuqi bllokimi në disa rajone.