Home DITARI POLITIK Mediu: Qeveria të mbrojë jetët e mjekëve, Rama të mos përdorë Covid-19...

Mediu: Qeveria të mbrojë jetët e mjekëve, Rama të mos përdorë Covid-19 për luftë politike

Partia Republikane ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin me kordinatorët e kësaj force politike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në takimin me një pjesë të Koordinatorëve të Njësisë Nr.10 në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, theksoi se “situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi”.

“Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta.

Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe praktikave më të mira Europiane, ndërkohë që qeveria Rama, jo vetëm shpërfill mendimin e specialistëve dhe opozitës, por për më tepër, e përdor këtë pandemi, për luftë dhe interesa politike”, tha Mediu

Sipas tij, qindra qytetarë, janë në pamundësi për të marrë mbështetjen e nevojshme, janë në pamundësi për të përballuar kostot e ilaceve dhe mjekimit për COVID-19, të cilat kalojnë mbi 2-3 herë pagën e tyre mujore.

“Ekonomia dhe papunësia janë prezent në pjesën më të madhe dhe familjeve shqiptare, ndërsa taksat e shqiptarëve shpërdorohen për interesa korruptive.

Situata rëndohet çdo ditë, dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, Rama me qeverinë e tij, vazhdon politikën antishqiptare, duke ju kundërvënë kërkesave të BE me justifikime absurd.

Në këto kushte, opozita në rrugën e saj të ndryshimit, duhet të bashkojë shqiptarët kudo që ndodhen, me një program të qartë, duke filluar nga trajtimi dhe mbrojtja e interesit kombëtar, anëtarësimin e Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme, vendosjen e shtetit kushtetues, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe refomat e thella ekonomike, mbështetjen e biznesit dhe punësimit”, shtoi ai.