Home DITARI POLITIK Mediu “zbraz” ankesat: PD na ka marrë votat gjithmonë

Mediu “zbraz” ankesat: PD na ka marrë votat gjithmonë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se LSI e ka taktikë të saj koalicionin me PD dhe PS, duke marrë vota të majta dhe të djathta, duke thënë disi me thumbim se dhe PR duhet ta konsiderojë këtë gjë

“Kam raste konkrete kur partitë e mëdha i kanë marrë vota partive të vogla, jo e anasjellta. Në 2009 PR me 32 mijë vota mori 1 deputet, ndërsa PD mori 1 deputet me 8 mijë vota.

Në 2013 PR me 18 mijë vota mori 1 deputet, ndërsa PD e mori 1 deputet me 8500 vota. Janë vota që i kanë shkuar PD për t’u kthyer në mandate. Prandaj po them që është e rëndësishme që të kemi platformën e përbashkët politike.

Ka të drejtë LSI që thotë se nuk dua ta humbas identitetin tim politik. Dhe nuk duhet thënë se merr vota majtas djathtas, ajo është taktikë e tyre. Ndonjëherë e mendoj që ta kishim ndjekur dhe ne si PR. Nuk është e vështirë për të vendosur se si do të dalë opozita në zgjedhje”, tha Mediu.