Home BLOG Merre Shkullakun në shtëpi “të flejë” me Lindën!

Merre Shkullakun në shtëpi “të flejë” me Lindën!

Nga Bledi Mane

Është angazhuar qeveria dhe lukunia e saj ti mbushin mendjen një gazetari se përpunimi i plehërave në tre inceneratorë është qelibar edhe nga ana juridike, edhe nga ana financiare. Një javë rresht nuk rresht as qeveria e as lukunia mediatike e saj duke prodhuar videoklipe të dedikuara dhe lajme të posaçme për Shkullakun e gazetarisë tranzitive. E kanë personalizuar reagimin aq bajatisht sa duket porsi dedikim dashurie për një grua të vjetër e të pavendosur për kollovarin e saj të rradhës. Vetë Shkullaku po përjeton një adrenalinë e orgazëm më të fortë sesa kur gënjen konviktoret e i nënshtron seksualisht me premtimin se do i bëjë gazetare të famshme në metropol. Drithëron Shkullaku më tepër sesa kur e rrihnin shikasit e Berishës në mesvitet ’90, emocionohet dëshpërimisht më tepër se kur i arrestojnë vajzën të mallosur nga droga, gëzon si kodosh më shumë sesa kur bleu vilën 600 mijë euro në Rrolling Hill me djersën e ballit.

Eh çfarë e ka gjetur Shkullakun e shkretë, iu shumëzua me zero gjithë mundimi 22 vjeçar tek priste në paradhomën e Edi Ramës ministër kulture për sponsorizime eventesh, kur i zinte derën Edi Ramës për lejet ndërtimore kur ishte kryetar bashkie apo kur i kërkonte vende pune për dashnoret në administratë kur Edi Rama filloi qeverisjen si kryeministër.

Lodhej kot Shkullaku edhe duke pritur në rradhë ta takonte, edhe kur çdo javë i dedikonte artikuj plot furça e pompa dhe mitizonte e çimentonte liderin më të paparë e më “cool” të Ballkanit Perëndimor.

Lodhej Shkullaku, shkruante Shkullaku, rropatej Shkullaku, shpartallohej Shkullaku, tjetërsohej Shkullaku por Rama e shihte si periferik derisa një natë të freskët tetori të vitit 2020 Edi Rama iu dorëzua, iu dha i tëri.

Nuk ka ditë që kryeministri të mos merret me Shkullakun, e përmend, i referohet, i acarohet, i gëzohet, i latohet një gazetari që pas Koço Kokëdhimës ngriti murrin mbi themelet e gazetarisë gjobëvënëse. Asaj gazetarie që dy dekadat e fundit ndyu këtë vend mesdhetar më tepër se 4800 dekadat e otomanizmit prapambetës.

Në ambientin mediatik të Tiranës, dikush, një zë i dëshpëruar bërtiti fort “paçim fatin e Shkullakut” por harroi që fama provizore dhe pasuria nuk e kanë bërë kurrë të lumtur. Nëse nuk më besoni, shikojeni me vëmendje kur ecën në rrugë Shkullaku, kur flet plot mllef dhe cinizëm ndër ekrane, kur bërtet në oborret e rajoneve të policisë sa herë i arrestojnë vajzën, sa herë e braktisin gazetaret konviktore…

O Edvin mos u lodh kot, Shkullaku nuk ka problemin me plehrat e Sharrës, e ka me mutacionet e plehërave brenda vetes dhe nuk ka as bir kurve ta shërojë, nuk ka as incenerator ta pastrojë!