Home DITARI POLITIK Mesila Doda-Ramës: Nëse zgjedhjet mbahen të dielën, të hënën je në duart...

Mesila Doda-Ramës: Nëse zgjedhjet mbahen të dielën, të hënën je në duart e SPAK

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën PS do të merrte më shumë vota se në vitin 2017.

Pas kësaj deklarate ka ardhur një reagim nga sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda. Ajo shprehet se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, të hënën Edi Rama do të ishte në duart e SPAK.

“Nëse ka zgjedhje të dielën, ti të hënën je ke SPAK-u… dhe kjo do jetë fitorja e shqiptarëve… të çojnë një hajdut e gënjeshtar aty ku e meriton…”,- shkruan në një postim në rrjetet sociale, Mesila Doda.

Kujtojmë se gjatë konferencës së dhënë sot për mediat, Rama tha se “ne jemi të vëtëdijshëm se sa shumë ka për të bërë, ne kemi qartësisht mirëkuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve dhe anketimet, nëse zgjedhjet bëhen të dielën në dalim më mirë ata më keq se zgjedhjet e kaluara.”