Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se do të emërohet nga kryeministri në krye të Bashkisë së Durrësit për të firmosur kontratën e inceneratorëve.
Por deputetja e PS-së e ka ciluar një “fake news” deklaratën e kryeopozitarit.
“Jam duke drejtuar Komision e Ekonomisë, jemi në një proces shumë intensiv. Nuk kam lajm tjetër për të ndarë. Nuk e di që të ketë të vërteta në këtë akuzë është një ‘fake news’. Jam duke bërë detyrën time deri në fund.” tha Ekonomi në “EuroNews”.