Home LAJME Ministrja e Ramës infektohet me Covid-19, si është gjendja e saj

Ministrja e Ramës infektohet me Covid-19, si është gjendja e saj

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmi konfirmohet nga vetë ministria në fjalë, sipas së cilës gjendja e ministres është e stabilizuar, ndërsa ka nisur tashmë karantinimin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e MIE.

Në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi.

Numri i viktimave tashmë ka shkuar në  493, ndërsa numri i të shtruarve në spitalet Covid ka arritur në 289 pacientë: 11 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.