Home LAJME Pjesë e bandës së drogës/ Kreshnik Spahiu mbron Elsa Lilën: Po sulmohet...

Pjesë e bandës së drogës/ Kreshnik Spahiu mbron Elsa Lilën: Po sulmohet se mbështet Ramën

Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare Elsa Lila, e cila u arrestua ditën e sotme në Itali, e akuzuar si pjesëtare e një bande droge.

Ai shkruan se Elsa Lila po sulmohet nga gjysma e mediave shqiptare jo për atë që akuzohet, por për bvidjet politike. Spahiu thotë se zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaj për partinë.

“Sot Elsa Lila është sulmuar barbarisht nga gjysma e mediave shqiptare, jo për atë çfarë akuzohet apo arrestohet, por për bindjet politike.

O njerëz, Elsa përpara se të jetë socialiste, është nënë, bashkshorte, motër por dhe ikonë e muzikës shqiptare.

Zëri dhe tingujt e saj do lënë gjurmë për Shqipërinë, më shumë se “loti që pikon” nga sytë tuaja për partinë”, shkruan Kreshnik Spahiu.

Previous articleShqipëria strehon edhe ukrainasit, kanë ardhur mbi 300 deri tani
Next articleVIDEO/ Me pallto të zezë e kapele, del momenti i arrestimit të Elsa Lilës