Home SPORT Po shkëlqente në ndeshjet e fundit, mesfushori i Milanit dëmtohet keq në...

Po shkëlqente në ndeshjet e fundit, mesfushori i Milanit dëmtohet keq në stërvitje

Lajm i keq për Milanin. Hakan Calhanoglu ka pësuar një dëmtin në seancën e sotme stërvitor dhe do të mungoj në ndeshjen ndaj Celtic në Europa League.

Mediat italiane raportojnë se mesfushori turk doli me paterica nga qendra stërvitore në Milanello, pas dëmtimit që pësoi në kavilje.

Calhanoglu do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për tu konstatuar shkalla e lëndimit dhe sa ditë do të mungojë.