Home DITARI POLITIK Rama përhap sërish panik: Sot je mirë, nesër me tub dhe pasnesër...

Rama përhap sërish panik: Sot je mirë, nesër me tub dhe pasnesër s’je më

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer deklaratave të panikut lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Të njëjtën gjë, Kreu i Qeverisë ka bërë edhe gjatë ditëve të izolimit total të vendit, ndërsa shfaqte video me arkivole apo bënte deklarata të ngjashme, duke ngjallur panik te qytetarët.

Duke dashur t’u tregojë qytetarëve se nuk duhet ta “përqeshin rrezikun”, Rama tha se “sot je mirë, nesër me tub, e pasnesër s’je më.”

“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, tek lufta me armikun e padukshëm. Dua t’u lutem, t’u përgjërohem qytetarëve shqiptarë që të mos e bëjnë situatën më të vështirë. U lutem atyre që s’e besojnë dhe mbyten ne lugët e ujit të teorive të konspiracionit.

U lutem atyre që sot ushtrojnë aktivitetin në restorante e bare, mos e përqeshni rrezikun. Mos e sfidoni shtetin, mos e konsideroni tolerancën tonë si dobësi. Mos venë në rrezik jetën e tyre e atyre që u shërbejnë. Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë e shtetit në biznese për të vendosur rregull…”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket mbajtjes së maskave edhe në ambientet e hapura, kryeministri u shpreh: “është bezdi e madhe, ta mbash maskën në këtë kohë dhe hapësirë, por ja që ajo ndihmon secilin prej nesh, qoftë edhe për kujdes, që këtu ka një problem. S’jemi vetëm ne, është edhe dikush tjetër qe vjen vërdallë e që kërkon të hyjë në turpin tonë për të bërë hatanë.