Home LAJME Robert Aliaj rikthehet në televizion me emision politik, konkuron Blendi Fevziun dhe...

Robert Aliaj rikthehet në televizion me emision politik, konkuron Blendi Fevziun dhe Eni Vasilin

Robert Aliaj do t’i rikthehet ekranit, por këtë herë jo si pjesëmarrës i ndonjë festivali muzike apo protagonist i jurive të spektakleve të ndryshme. Roberti do të vijë me një emision që do të mbajë emrin e tij, format i cili nuk lidhet me artin apo showbizin.

Burime pranë “News31” bëjnë me dije se Aliaj do t’i përkushtohet një programi politik, i cili do të transmetohet në ABC News. Jo vetëm kaq, pasi Roberti ka zgjedhur të shfaqet të enjteve në ekran, duke konkurruar kështu Blendi Fevziun në “Opinion” dhe Eni Vasilin në “Open”.