Home LAJME Sherr në servis, dy vëllezërit godasin pronarin

Sherr në servis, dy vëllezërit godasin pronarin

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim policor pasia kanë goditur pronarin e një servisi në Dibër.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetaseve, I.XH., 49 vjeç, banues në Durrës;  M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër). Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B.K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”, shtuan të njëjtat burime.