Home DITARI POLITIK “S’ka bir k*rve që më akuzon për spiun”, Murrizi nxjerr nga shinat...

“S’ka bir k*rve që më akuzon për spiun”, Murrizi nxjerr nga shinat Agron Gjekmarkajn

Deputeti Myslim Murrizi ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj.

Duke folur në “Open” rreth projektit më të ri politik që ai përfaqëson, Murrizi foli dhe për të kaluarën e tij politike në PD, duke thënë se është bërë deputet në moshën 27-vjeçare  dhe se qëllimi i tij në politik nuk është të sigurojë një ulëse në parlament.

Në momentin kur nxorri një dokument ku pretendon se nëpërmjet tij mund të gjenden ata që kanë qenë spiunë, Murrizi përplaset keq me analistin Agron Gjekmarkaj.

Myslim Murrizi: Kam një letër, ja mere lexoje (ja jep Bushatit), nuk jam spiun…

Andi Bushati: Po këtu thotë që ka spiunë…

Myslim Murrizi: Ata që s’e kanë këtë, janë spiunë, kaq, e ke marrë ti? (pyet Agron Gjekmarkajn)

Agron Gjekmarkaj: Jo s’e kam marrë,

Myslim Murrizi: Ore, çfarë të them ty…

Agron Gjekmarkaj: Po s’ka shanse të më akuzojë njeri mua, hajde ikim në gjyq e më lep 1 mln euro… S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.

Myslim Murrizi: S’më vë dot gjobë mua….S’po të akuzoj.

Agron Gjekmarkaj: S’e bën dot, çoje në gjyq

Murrizi: E kam qejf Agronin se është antikomunist dhe e kam qejf të debatoj me të mbase dhe pas emisionit