Home RAJONI & BOTA Trump e thotë “troç”: Që nga 4 nëntori s’do dëgjoni më të...

Trump e thotë “troç”: Që nga 4 nëntori s’do dëgjoni më të flitet për Covid-in

Presidenti amerikan, Donald Trump, po vijon ashpër fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit. Në një fjalim së fundmi, ai është shprehur se e vetmja gjë që diskuton kundërshtari i tij, është kovidi.

Por Amerika, tha Trump, ia ka dalë mjaft mirë të menaxhojë pandeminë.

‘Gjithçka që dëgjoj tani, ka të bëjë vetëm me koronavirusin. E kanë zgjatur kaq shumë këtë temë’, u shpreh Trump. ‘Nuk mund të flitet për asgjë tjetër vetëm kovid, kovid, kovid kudo. Por nga 4 nëntori, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus. Kovid, të lutem mos shko të votosh’, tha Trump.