Home LAJME U kap pa maskë, arsyeja e qytetarit “çmend” policët: Nuk jam pe*erast,...

U kap pa maskë, arsyeja e qytetarit “çmend” policët: Nuk jam pe*erast, as goj*rs (FOTO)

Prej më shumë se 1 muaji policia aplikon gjoba 3 mijë lekëshe ndaj qytetarëve që lëvizin në ambientet e hapura pa maskë.

Në njoftimet zyrtare të policisë çdo ditë raportohen me qindra raste të masave administrative të vendosura.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon foto e një prej gjobave që i është vendosur një qytetari, që është kapur duke lëvizur pa maskë.

Foto është bërë virale në rrjet, jo për faktin se ai është gjobitur me 3 mijë lekë, por për arsyen që qytetari ka dhënë pse nuk mban maskë.

“Nuk jam pederast si Edi Rama, nuk jam gojors si Erion Veliaj”, shkruan qytetari në fletën e gjobës.

Bazuar në aktin normativ të qeverisë, mungesa e një maske në ambientet e hapura gjobitet me 3 mijë lekë, ndërsa gjoba paguhet me faturën e energjisë elektrike. Duket se kjo masë, e cila u pretendua se mund të ndikojë në uljen e rasteve të reja me Covid-19, nuk ka dhënë rezultate, ndonëse kanë kaluar rreth 4 javë.