Home DITARI POLITIK U skualifikua nga demokratët/ Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën...

U skualifikua nga demokratët/ Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën politike, e ardhmja është me mua

Ish-deputeti Klevis Balliu, i cili disa ditë më parë u skualifikua nga demokratët e Pogradecit, në garën për kandidat i PD-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka sfiduar sot publikisht, duke theksuar se nuk do të ikë nga politika.

Në një prononcim për mediat, Klevis Balliu theksoi se ai është vetëm në filim të karrierës së tij politike dhe se e ardhmja është me ata që e nisin karrierën.

Ish-deputeti hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, kur u shpreh se ai qëllimisht nuk po merr masa ndaj pandemisë në mënyrë që të fusi vendin në karantinë.

“Qëllimisht nuk merr masa ndaj pandemisë me justifikimin për të riktheyr karanatinën dhe kërkon mbylljen e Shqipërisë. Kujdeset që pandemia të përkqësohet në Shqipëri. Unë kam afro 300 procedime penale, dhjetëra gjyqe, për këtë protestë por dhe për protestën të Bregu i Lumit. Ngrejnë akzua dhe nuk vijnë në seancë. U shty seanca.

Sa herë janë shtyrë seancat e mia, sepse kërkojnë të na mbajnë këtu. Kërkojnë të bëjnë presion, këta këlyshët e Enver Hoxhës. Kërkojnë të na bëjnë presion këta. Këta janë në grahmat e fundit të politikës. Unë sa e kam filluar karrierën dhe e ardhmja është me ata që e nisin karrirën dhe jo me ata që e mbyllin. Qielli me tokën të bashkohet, për banorët e Unazës, ata që e kanë bërë atë aferë, do të përgjigjen” -tha Klevis Balliu.