Home DITARI POLITIK Veliaj prezanton “figurat e vjetra” si prurje të reja në PS

Veliaj prezanton “figurat e vjetra” si prurje të reja në PS

Menjëherë pas emërimit si drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj filloi menjëherë fushatën 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, edhe pse duhet theksuar se jemi në një kohë të vështirë pandemie dhe fushata në terren duhet reduktuar sa më shumë.

Për të tërhequr më shumë vëmendjen e medias dhe publikut, dhe siç njihet dhe si një njeri i show-t dhe propagandës, Erion Veliaj në disa njësi apo fshatra që ka shkuar është shfaqur krah një artisti apo personazhi të spektaklit, të cilin e ka prezantuar si prurje të re në Partinë Socialiste.

Por në fakt, shumë prej tyre mund të konsiderohen “figura të vjetra” për PS-në, ndryshe nga ç’na i ka prezantuar “Lali Eri”, pasi disa prej tyre kanë kohë që i janë bashkuar forces politike që aktualisht ndodhet në pushtet.

Rasti më konkret është ai i ish-misit që më pas u angazhua në spektakle televizive, Valbona Selimllarit. Ajo nuk është një emër i ri për PS-së, pasi prej kohësh është emëruar si këshilltare e Veliajt në Bashki dhe është shfaqur në shumë aktivitete të tij.

Rasti tjetër është dhe ai i ish-futbollistit Redi Jupi. Veliaj e prezantoi si prurje të re, por në fakt Jupi, prej zgjedhjeve vendore të 30  Qershorit 2019, është anëtar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjithashtu kemi dhe rastin e këngëtarit të grupit West Side Family, Roland Hysi, i cili më herët është është angazhuar në këngën “Tirona” me ish-kryebashkian e Tiranës Edi Rama, aktoren Arjola Demiri e cila deklaroi vetë në prezantim se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste që në vitin 2015, apo aktorja Monika Lubonja, e cila për një periudhë ka qenë drejtore e Teatrit të Kukullave.

Erion Veliaj e di se shumica e mediave në Shqipëri nuk bëjnë “fact checking” dhe lajmet i paraqesin ashtu siç ja u jep politika dhe duke i paraqitut ata personazhe si figura të reja në Partinë Socialiste, arrin të manipuloje publikun për të fituar më shumë mbështetje për forcen politike ku ai bën pjesë. Pra, faktet e sipërpërmendura na tregojnë se realiteti është ndryshe nga ai që na është shfaqur në media dhe nga ajo çfarë na ka preazantuar Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës njihet si një ndër politikanët shqiptar me më shumë miqësi me të famshmit apo në përfshirjen e tyre në punët e bashkisë. Nuk është hera e parë në vendin tonë kur artistë apo personazhe të spektakleve janë angazhuar në jetën politike. Ata janë përdorur në periudha të caktuara, por asnjë prej tyre nuk ka pasur karrierë të sukseshme.

Copyright © “Plisi.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Plisi.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e “Plisi.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.