Home NDRYSHE VIDEO/ E ndau nga gruaja, Fjolla Morina filmohet në momente intime me...

VIDEO/ E ndau nga gruaja, Fjolla Morina filmohet në momente intime me biznesmenin

Pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Dyshja janë në prag të martesës dhe Fjolla ka treguar se dashuria e tyre ka triumfuar mbi gjithçka.

Mbrëmjen e djeshme, Fjolla ka ndarë në Instastory një foto dhe video krah partnerit, duke treguar se arresti shtëpiak ka marrë fund.

Dyshja shihen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit gjatë një darke teksa Syla i dhuron një të puthur partneres.

Fisnik Syla ishte i martuar prej 10 vitesh por i dha fund lidhjes me bashkëshorten, me të cilën kishte dhe dy fëmijë, pas lidhjes me Fjolla Morinën.

Kujtojmë se Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë këtyre javeve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.