Home LAJME VIDEO/ “Veji mor prangat veji, jua q**sha…”, tre të rinj përleshen me...

VIDEO/ “Veji mor prangat veji, jua q**sha…”, tre të rinj përleshen me efektivët e Policisë

Pamjet e mëposhtme tregojnë një përplasje mes efektivëve të policisë së Tiranës dhe tre të rinjve, ose më saktë një prej tre të rinjve pasi dy të tjerët janë më të qetë.

Në pamjet që sjell Ora Neës, shihet teksa efektivët e policisë kanë shtrirë në tokë dhe i vendosin pranga një të riu, ndërsa shokët e tij qëndrojnë në këmbë. Mirëpo, djali me pranga bën rezistencë dhe dëgjohet disa herë teksa shanë efektivët.

Nuk dihet shkaku i shoqërimit të tyre, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur shumë pranë sheshit Skënderbej, mbrëmjen e djeshme. “Veji mor prangat mor veji. Si ju do k**i juve. Jua q*** …”, thotë i riu i prangosur nga Policia, ndërsa efektivët dhe vetë shokët e tij i bëjnë thirrje të qetësohet.