Home KRYESORE Vritet me armë zjarri në “pikë” të mëngjesit 50-vjeçari në Fier (EMRI)

Vritet me armë zjarri në “pikë” të mëngjesit 50-vjeçari në Fier (EMRI)

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ahmet Toska, 50 vjeç.

Sipas policisë lokale, viktima është qëlluar në rrugë, rreth orës 06:00, nga një person ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.